KLSH bëri publik raportin e dëmit dhe zhdukjes së 1.1 miliardë Euro fonde publike gjatë periudhës 9-mujore janar- shtator 2022 në shërbime shtetërore që varen direkt nga kryeministri Rama dhe dy ministret Belinda Balluku e Delina Ibrahimaj.
Katër shpërdoruesit dhe hajdutët “ekzemplarë” të fondeve publike të zhdukjes së të ardhurave, janë drejtorët që komandojnë Tatimet, Doganat, KESH-in dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Rekord krimi financiar është Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, i cili nëpërmjet evazionit fiskal i ka zhdukur buxhetit të shtetit 400 milionë Euro në muajt janar- shtator 2022, të fshehura nga auditi i Ministrisë së Financave.
Pas “beut” të Tatimeve, rekord me afro 700 milionë Euro dëme, ‘qoka’ e vjedhje, janë drejtori Ergys Verdho i KESH; drejtori Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit; drejtori Gent Gazheli i Doganave, drejtoresha Dhurata Frashëri e Shërbimeve Qeveritare, por edhe ministret Balluku e Ibrahimaj me koncesionet, tenderët, privatizimet e shpronësimet.
Drejtori Ceno Klosi i Tatimeve, për 7 vite Drejtor Ekonomik- Financiar në OSHHE e ka nxjerr çdo vit me nga 150- 200 milionë Euro humbje, duke falsifikuar bilancet e të ardhurave, shpenzimeve e investimeve fiktive.
Ndërsa vetë, rezulton me vilë 1 milion Euro në Londër, me 6 apartamente në Tiranë, Durrës e bregdetin jugor, me 760 milionë lekë depozitë bankare e 140 milionë Paund të dhënë me fajde…
Drejtori Ergys Verdho i KESH, deri në muajin maj 2021, ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, ku KLSH e ka nxjerrë me 610 milionë Euro korrupsion e vjedhje, ndërsa prej më se 1 viti në krye të KESH, përveç mbi 100 milionë Euro vjedhje me tenderët, ka shkaktuar 500 milionë Euro humbje, vetëm nga shit-blerja e energjisë.
Drejtor Gent Gazheli i Doganave, ka përvojë “ekselente” korrupsioni qysh prej muajit nëntor 1997 kur filloi punë shef në dogana, Drejtor i Parandalim- Pastrimit të Parave e në Albpetrol.
Madje afera korrupsioni e pazare të tjera, ka bërë gjatë detyrës si Ambasador në Turqi dhe përfaqësues diplomatik Jo- Resident në Iran, Kirgistan, Azerbajxhan, Gjeorgji, Afganistan, Kazakistan e Pakistan, prej të cilave Edi Rama u detyrua ta largojë me ultimatum nga SHBA.
Ndërsa drejtori Agolli i Fondit të Shqiptar të Zhvillimit, është “monstra” e korrupsionit e vjedhjes së fondeve dhe trojeve qysh kur ka qenë drejtor urbanistike në Bashkinë e Tiranës me Edi Ramën e deri sot në këtë detyrë, madje është nën hetim nga SPAK, për 500 milionë lekë që i dha të birit me tenderin fiktiv për menytë e fshatrave turistikë.
A duhet të zgjohen dhe të veprojnë prokurorët e SPAK, apo këta drejtorë ua kanë punësuar gratë, fëmijët, nipërit, mbesat, baxhanakët, kunatat, dhëndurët e krushqit?!/Pamfleti