15-vjeçari humb jetën nga sherri me thika, shokët e klasës: U zunë se kush është më i fortë

5 adoleshentë në Gramsh janë përfshirë në një sherr me thika me njëri-tjetrin ku për pasojë ka vdekur një 15-vjeçar. Fajton Bici i cili u përfshi rreth orës 13:30 në lagjen “Sport 2” në Gramsh me 4 adoleshentë të tjerë në një konflikt që i mori jetën. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit por nuk arriti t’u shpëtojë plagëve të marra.

Dy shokët e klasës së viktimës Fatjon Bicit dhe kushëririt të tij të plagosur me iniciale M.L, kanë zbardhur detaje nga ngjarja. Sipas asaj që thuhet nga ata, sherri mes të rinjve në Gramsh ka nisur si një loje në rrjete sociale se “kush është më i fortë”. Në fakt viktima dhe kushëriri i tij nuk kishin lidhje fare me ngjarjen, ata thjesht hynë për të ndarë djemtë që po ziheshin pas mësimit.

“I njoh të dy janë kushërinj. Mesa kam marrë vesh janë zënë se kush është më i fortë dhe se kush është më i dobët. Sherri ka ndodhur pas mësimi, më thanë shokët. Ishin çuna shumë të mirë, ndodhi për shkak të një loje. Kur erdha nga shkolla pashë që ishte rrethuar zona. Jam e tronditur, ishin të dy shumë çuna të mirë si viktima si i plagosuri’‘,-thanë ata.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej