2.2 ton kokainë për Bitcoin/ Koloneli peruan i alarmuar nga mafia shqiptare

Policia e Perusë ka arritur të sekuestrojë plot 2.2 ton kokainë, e cila do të dërgohej në Holandë. Pesë persona janë arrestuar, ndërsa dy shqiptarët, që ishin edhe truri i këtij trafiku, janë shpallur në kërkim.

Autoritetet janë alarmuar nga prania e mafias shqiptare në këtë vend.

Koloneli Cesar Echeverria Cabrera tha se ky operacion tregon për praninë e lidhjeve të mafias shqiptare në vend. Sipas tij, bëhet fjalë për një rrjet me lidhje mes Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë.

Që nga fillimi i vitit, policia peruane ka kapur rreth 35 ton kokainë. Peruja prodhon plot 400 ton kokainë në vit, duke qenë një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë.

“Ky operacion na lejon ne të mësojmë praninë e një rrjeti të mafias shqiptare në vendin tonë. Kokaina ishte vendosur në kuti asparagu dhe ishte në gjendje të lëngshme”, tha ai.

Për këtë arsye, duhet kryer një procedurë kimike që kokaina të nxirret nga aty. Prandaj është e nevojshme që droga të dërgohet në laborator për të kryer procesin e ekstraktimit.

Ende nuk dihet se kush janë dy shqiptarët që kanë organizuar këtë trafik. Por zyrtari peruan tha se kjo tregon praninë e mafias shqiptare në Peru.

Operacioni u quajt Bitcoin, pasi mendohet se kokaina do paguhej me monedha virtuale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej