20 vjeçari godet me grusht policen në Tiranë

Një  20-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ditën e djeshme dhunoi efektiven e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me ininciale E.P, goditi me grusht punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç”, njofotn policia.

Gjithashtu në pranga janë vendosur dhe pesë shtetas të tjerë si dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen e shtetasit R. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. 26-vjeçari iu dorëzua DVP Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. Ç., 38 vjeç, S. P., 25 vjeçe dhe B. M., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– E. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi R. T., 22 vjeç. Shtetasi E. K., duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përfshirë në aksident me mjetin me drejtues shtetasin R. T. dhe si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej