206 prokurorë në zonat e shkatërruara, Turqia nis arrestimet e ndërtuesve të pallateve

Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag është shprehur këtë të premte se vendi ka nisur hetimet për ndërtuesit në rajonet e prekura nga tërmeti vdekjeprurës i së hënës. “Kushdo që ka gabime, neglizhencë apo mangësi do të dalë para drejtësisë dhe do të përgjigjet para ligjit”, ka thënë ai.

206 prokurorë publikë janë emëruar nga Këshilli i Gjykatësve dhe Prokurorëve të vendit për të menaxhuar proceset gjyqësore në zonat e goditura nga tërmeti. Shteti turk ka nisur marrjen e masave konkrete për arrestimin e tyre dhe ndalimin e udhëtimeve ndërkombëtare.

Mehmet Yaşar Coşkun, ndërtues i njohur turk dhe kontraktori i Rezidencës Rönesans në Hatay, e cila u shkatërrua nga tërmetet, u kap dhe u ndalua nga policia turke, me pretendimin se do largohej nga vendi dhe me vete kishte marrë një sasi të madhe parash.

Rezidenca ishte me 12 kate dhe 250 banesa, e përfunduar në vitin 2013, por u bë shesh nga tërmetet. Drejtori sportiv i Hatayspor, Taner Savut dhe futbollisti ganez Christian Atsu ishin gjithashtu nën rrënojat e Rönesans Residence.

Mehmet Yaşar Coşkun është ndaluar në Aeroportin e Stambollit dhe sipas policisë turke, kishte prerë biletë që rreth orës 19.50 me orën e Turqisë, të fluturonte drejt Malit të Zi. Ai është prangosur nga agjentët dhe është dërguar në paraburgim me urdhër  të Prokurorisë.

Mediat vendase raportojnë se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e rezidencën, në të cilën llogaritet të kenë jetuar rreth 1000 persona.

Veç ndërtuesve që dyshohet se kanë abuzuar në 10 provincat e shkatërruara nga tërmetet tragjike që kanë vijuar pas të hënës, Prokuroria dhe Policia turke është vënë dhe pas zyrtarëve shtetërorë që kanë miratuar lejet e zhvillimit të tyre në kundërshtim me ligjin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej