22 studentë të Shkollës së Magjistraturës emërohen PROKURORË! Do dërgohen në rrethe (EMRAT)

Njëzetë e dy studentë që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës janë emëruar sot prokurorë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, shkruan newsbomb.al. Më datë 27 korrik ata do të caktohen në zyra të ndryshme në Prokuroritë e rretheve dhe një ditë më pas, pas betimit do të nisin menjëherë punën.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 12.07.2022, mbledhjen plenare të radhës, në prani të të gjithë anëtarëve të Këshillit, si dhe në prani të përfaqësuesve të misionit OPDAT.

Në vijim, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës u miratuan projektaktet e emërimit magjistrat të të diplomuarve në Shkollën e Magjistraturës për vitin 2022, sipas listës emërorë si më poshtë vijon:

  1. Zonja Ajkuna Anxhaku
  2. Zonja Albulena Kuliçi
  3. Zonja Alisa Spahia
  4. Zonja Armida Kaçi
  5. Zonja Besmira Vishe
  6. Zonja Blerina Musabelliu
  7. Zonja Denisa Plaku
  8. Zonja Entela Hasmujaj
  9. Zonja Esmeranda Basho
  10. Zonja Griselda Haxhiaj
  11. Zonja Iva Harka
  12. Zonja Ledjana Shkurti
  13. Zonja Matilda Fetau
  14. Zonja Matilda Peza
  15. Zonja Redona Ndoni
  16. Zonja Vasjana Postol
  17. Zoti Alban Syri
  18. Zoti Denis Hyka
  19. Zoti Eni Çulli
  20. Zoti Leonard Suci
  21. Zoti Ndriçim Halilaj
  22. Zoti Urim Kalia

Në funksion të caktimit në detyrë të të emëruarëve nga radhët e magjistratë  të rinj të diplomuar në vitin 2022, Këshilli miratoi projektaktin për shpalljen e vendeve të lira konkretisht:

  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës                            2 vende;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë                           1 vend;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër                         4 vende;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër                              2 vende;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin                            1 vend;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë                              1 vend;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje                          1 vend;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat                              1 vend;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë                              3 vende;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec                        1 vend;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër                     2 vende;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë                               2 vende;
  • Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë                           1 vend.

Në vijim Këshilli miratoi projektaktet e propozuara nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës për caktim të përkohshëm me afat 3 mujor, të prokurorit në detyrën e drejtuesit si më poshtë vijon:

  1. Arens Çela, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Tiranë, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë;
  2. Kledian Llaho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë;
  3. Asllan Bajramaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet;
  4. Genci Mane, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier;
  5. Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;
  6. Lazër Çardaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;
  7. Moisi Duda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
  8. Pierind Çukaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij mjeti ligjor Këshilli miratoi projektaktet për caktim të përkohshëm të prokurorëve si më poshtë:

  1. Kujtim Basha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
  2. Elidjana Kasa, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë;
  3. Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Në përfundim të seancës plenare u diskutua projektakti për miratimin e kërkesës së zonjës Klerona Meçi dhe deklarimin e njësimit të statusit të ndihmësit ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme me këshilltarin ligjor jo-magjistrat në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Prokurorisë së Përgjithshme, dhe u miratua me 7 vota pro.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej