jë 22 vjeçare kosovare e cila jeton në Gjermani ka mbi një mijë ndjekës në rrjetet sociale. Altina Hajdari punon si influencere, duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale.
E reja rrëfeu se fillimisht prindërit nuk ishin dakord që ajo të punonte si blogere, por më vonë u pajtuan me dëshirën e saj.
Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendje me një deklaratë të saj, lidhur me martesën. Ajo është shprehur se nëse do të martohet me një shqiptar, do ta bëjë për hatër të prindërve.
“Nëse martohem me shqiptar, më shumë e bëj për hatër të prindërve të mi. Unë që jam rrit këtu, për mua nuk ka lidhje që të martohem me kultura të tjera. Edhe nëse e shoh një shqiptare që martohet me turk, ose gjerman, unë nuk e gjykoj.
Nuk është më traditë, ose keq. Shqiptarët mendojnë se kultura e gjermanit është më e çlirë. Ne që jemi rritur këtu, i marrim disa të kulturës së tyre, pasi jemi në shkollë këtu.”-ka thënë 22 vjeçarja.