28 Nëntori festë zyrtare në Mal të Zi, Gjeloshaj: Ditën e Flamurit, e kremtojmë kudo ku ka shqiptarë

Festa e flamurit “kudo që ka shqiptarë, festohet dhe do të festohet”, deklaroi kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Ai theksoi se në bazë të ligjit të ri për pakicat kombëtare, në Mal të Zi, 28 nëntori është festë zyrtare e shqiptarëve në Mal të Zi.

“Komuna e Tuzit do ta kremtojë këtë datë në mënyrë institucionale”, thekson Gjeloshaj.

“Kjo datë simbolizuese, flamuri dhe himni ynë kombëtar, janë të lejuara dhe të mbrojtura nëpërmjet ligjit për pakicat kombëtare në Mal të Zi”, tha Gjeloshaj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej