3 anëtarë të familjes humbën jetën në aksident, kush e shkaktoi tragjedinë

Prokuroria Themelore Publike Shkup të Maqedonisë së Veriut, sot ka vijuar me vëzhgimin e vendit të aksidentit të rëndë që ndodhi dje në rrugën Shkup-Bllacë, ku humbën jetën 3 anëtarë të familjes Pacolli, pasi mjeti u fundos në ujë.

Pas nxjerrjes së makinës BMW me targa të Kosovës dhe tre trupave të pasagjerëve të ndjerë nga ujërat e lumit Lepenc, do të urdhërohet autopsi, ndërsa prokurori publik do të koordinojë të gjitha veprimet për sigurimin e provave për zbardhjen e ngjarjes.

Deri në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit në komunikacion, prokurori publik sot në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për personin që është paraburgosur pas mbrëmjes së aksidentit.

Bëhet fjalë për një 64-vjeçar banues të Shkupit i cili drejtonte veturën “Volksëagen Touran” me targa të Shkupit dhe i cili në momentin kritik ka parakaluar kolonën e automjeteve në të cilën ndodhej edhe vetura me targa të Kosoës.

Propozimi për caktimin e paraburgimit afatshkurtër është dorëzuar për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej