36-vjeçari italian del pozitiv njëkohësisht me HIV, Covid dhe linë e majmunit

Ai rezultoi pozitiv për linë e majmunit, Covid dhe HIV në të njëjtën kohë. Protagonist është një 36-vjeçar, me origjinë nga Siçilia dhe që sapo ishte kthyer në Itali nga një udhëtim në Spanjë.

I riu pati simptoma të shumta: ethe, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke, lodhje dhe një inflamacion të zonës së ijeve. Për të përshkruar rastin që deri tani mund të ishte konstatuar vetëm në libra ishin studiuesit e Universitetit dhe Poliklinikës Rodolico në San Marco të Katanias.

Infeksioni ndodhi në korrik. 36-vjeçari u shtrua në spitalin e Katanias dhe doli prej tij sapo rezultoi negativ për Covid dhe linë e majmunëve.

“Duke qenë se ky është rasti i vetëm i raportuar i bashkëinfektimit me virusin e lisë së majmunit, Sars-CoV-2 dhe HIV. Nuk ka ende prova të mjaftueshme për të mbështetur faktin se ky kombinim mund të përkeqësojë gjendjen e pacienteve” – thanë mjekët.

I sëmuri u tha mjekëve se në Spanjë kishte pasur seks të pambrojtur me burra të tjerë.

“Rasti vë në dukje se raportet mund të jenë mënyra mbizotëruese e transmetimit për linë e majmunëve”, – thanë ekspertët.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej