Një zyrtar i lartë armen tha të mërkurën vonë se është arritur dakordësia për një armëpushim me Azerbajxhanin. Kjo gjë vjen pas dy ditësh sulme e dhunë për shkak të një mosmarrëveshje dhjetëvjeçare midis ish-shteteve sovjetike mbi territorin e Nagorno-Karabakut.

Megjithatë duhet theksuar se akoma nuk është bërë asnjë deklaratë për armëpushim nga Azerbajxhani, për të ndalur shkëmbimet e sulmeve më vdekjeprurëse midis vendeve që nga viti 2020.

Rusia është forca diplomatike kryesore në rajon dhe mban 2000 ushtarë atje. Moska ndërmjetësoi marrëveshjen që i dha fund luftimeve të vitit 2020, të quajtura si lufta e dytë e Karabakut, në të cilën vdiqën qindra njerëz.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan Armen Grigoryan, Sekretar i Këshillit të Sigurimit të Armenisë, të ketë thënë për televizionin lokal: “Falë përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar, është arritur një marrëveshje për një armëpushim”.
Në njoftim thuhej se armëpushimi kishte hyrë në fuqi prej disa orësh. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë ka thënë më herët se të shtënat në zonat kufitare ishin ndalur. Secila palë fajëson tjetrën për përplasjet e reja.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka thënë më parë në parlament se 105 ushtarë armenë janë vrarë që nga fillimi i dhunës këtë javë. Azerbajxhani, nga ana tjetër, raportoi për 50 ushtarë të vdekur në ditën e parë të luftimeve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej