76-vjeçari jetoi me nënën e tij të vdekur për 13 vjet

Një ngjarje horror ka ndodhur në Poloni, ku një 76 vjeçar ka jetuar për 13 vite me kufomën e të ëmës të cilën e kishte vendosur para televizorit në divan.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël Radlin në Poloninë jugperëndimore, ku 76 vjeçari mori trupin e nënës së tij të vdekur dhe e vendosi në një divan para televizorit.

Ngjarja është zbuluar nga kunati i 76-vjeçarit, pas një vizite në shtëpinë e këtij të fundit ku ka parë dhe trupin e mumifikuar në divan.

Marian L. dyshohet se ka qëndruar më shumë se një dekadë ulur pranë kufomës së mumifikuar të nënës së tij, madje duke u përpjekur ta ushqente atë ndërsa shikonin TV “së bashku”.

Ndërkohë fqinjët janë shprehur se nuk e njohin shumë 76 vjeçarin pasi ishte një person që qëndronte vetëm dhe shmangte kontaktet me njerëzit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej