A bëri pazar Ilir Meta me ndërtuesit e pallatit ngjitur me Presidencën?

Në 2019-n, Ilir Meta si titullar i institucionit që drejtonte u përplas me një grup kompanish ndërtimi për një pallat që u ndërtua në Perëndim të Presidencës.

Nisja e punimeve u shoqërua me një padi që Presidenca dorëzoi në Shkallën e Parë të Gjykatës Administrative në Tiranë. Presidenca paditi Këshillin Kombëtar të Territorit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit.

Padia i referohej një vendimi të 2018-s të KKT për ndërtimin e pallatit 9 kate. Gjykata e mori në shqyrtim padinë. Po kështu, Presidenca kërkoi nga gjykata sigurimi i padisë nëpërmjet pezullimit të menjëhershëm të zbatimit të akteve administrative, objekt gjykimi sipas kësaj kërkese padie për pezullimin e çdo punimi, deri në zgjidhjen e çështjes. Por, kur gjykata shqyrtoi kërkesën, Presidenca nuk u paraqit dhe ndërtimi i pallatit vijoi normalisht, ndërsa në fund Shkalla e Parë e rrëzoi padinë e Presidencës me një vendim të datës 3 maj 2018.

Ilir Meta vendosi që ta apelojë këtë vendim dhe në dosjen e apelimit akuzon Shkallën e Parë për një vendim të nxituar.

“…Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në mënyrë të njëanshme dhe pa praninë e institucionit të Presidentit të Republikës ka vendosur në mënyrë të nxituar pa ju nënshtruar seancës gjyqësore rrëzimin pa shqyrtuar në themel atë, duke pranuar kështu pretendimet e palës së paditur dhe personit të tretë”, thuhet në dosjen e apelimit të Presidencës.

Gjykata e Apelit e pranoi shqyrtimin e padisë dhe i dha të drejtë Presidencës në lidhje me ankesën për shfuqizimin e një pike nga vendimi i KKT-së, që kishte miratuar lejen e ndërtimit për pallatin ngjitur me oborrin e Presidencës.

Megjithatë, gjatë shqyrtimit të dosjes u zbuluan dokumente, sipas të cilave leja si shesh ndërtimi për këtë zonë ishte dhënë që në 1998-n. Ndërkohë, sa i takon Presidencës mundësia më e mirë e saj për të bllokuar vendimin dhe shqyrtuar lejen e dhënë që në 1998 ishte shkalla e parë.

Mosparaqitja në Shkallën e Parë ngre dyshimet për një ujdi mes Ilir Metës dhe ndërtuesve në këtë pallat. Pra, Ilir Meta mund të ketë bërë pazar, të ngjashëm me atë të denoncuar nga Dritan Prifti në 2011, bë këmbim të heshtjes në shkallën e parë dhe dhënies së kohës dhe më pas edhe të mundësive ligjore për ta ‘ligjëruar’ godinën.

Ajo çfarë ndodhi më pas këtë sugjeron. Apeli i dha të drejt Presidencës, por godina ishte fakt i kryer ngjitur me oborrin e saj./ voxnews.al

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej