A e ka kërcënime ndaj Altin Dumanit? Reagon Taulant Balla: I kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me lajmet për kërcënimin e kreut të SPAK, Altin Dumani dhe masat shtesë mbrojtëse ndaj tij.

Balla tha se nuk ka një kërkesë të tillë nga ana e Dumanit, por theksoi se i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të marrë informacione.

“E vërteta është ndryshe dhe dua të garantoj jo vetëm prokurorët e SPAK dhe qytetarët që policia është në detyrë që cdo kush të jetë i sigurt. Në këtë këndvështrim kam komunikuar me Drejtorin e Policisë se Shtetit dhe i kam kërkuar të marrë kontakt edhe me zotin Dumani për të garantuar që policia të bëjë detyrën sikurse kemi përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e cdo qytetari”, tha Balla, duke thene se ne dijenine e tij “nuk ka ndonje kerkese”.

“Deri në këtë moment nuk jam informuar që të kemi një problematikë për atë që ju thoni.Nuk kam informacion që të kemi një kërkesë për këtë, por në çdo rast mundohemi që t’i verifikojmë. Në vlerësimin tim, pas komunikimit me drejtorin e Policisë më rezulton se lajmi juaj është i pavërtetë”, deklaroi Balla.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej