“A je ti koka e inceneratorëve?”/ Ahmetaj shigjeton Ramën: Nuk kam qenë kaq i fuqishëm sa të lëviz qeverinë

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj pohoi se nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa të quhej ‘koka e inceneratorëve’, sa të lëvizte qeverinë.

‘A jam takuar në Maltë me Klodian Zoton? Kurrë! Ti flet me kolegët e mi dhe mua nuk ma thonë. Pse nuk e thonë në SPAK, i ftoj ta thonë në SPAK. Ti duhet të shohësh letrat.

Si ka mundësi të jesh ‘koka’ e inceneratorëve dhe të kesh fuqi të mbinatyrshme dhe të marr gjithë kolegët dhe ta bëj të gjithën këtë. Nuk kam qenë aq i fuqishëm që të vë në lëvizje qeverinë, bashkinë.

Duhet të isha guru që të marr kryeministrin. Janë investime të domosdoshme në përputhje me vizionin e qeverisë. si je ‘koka’ kur ke lënë letra që refuzojnë financimin? Tirana i takon privatit. Këto po i quaj provokime. Cilët kolegë janë?’, tha ai për “Opinion”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej