Të nderuar lexues, ditën e sotme kemi marrë një seri falendërimesh por dhe mbështetjesh në misionin që i kemi vendosur vetës: Luftën pa kompromis kundra korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndër disa mesazhe e telefonata na bëri përshtypje njëri disi me i veçanti dhe menduam ta ndajmë me ju. Pasi u kontaktuam me telefon nga Gjergj Luca, folëm edhe me sms.
Luca na njoftoi se qenka duke iniciuar bashkë me disa deputetë ligjin diktatorial kundra mediave. Luca mund të ketë miq shumë deputete, mbase dhe Edi Ramën, mbase edhe e komandon por skandali qëndron se sipas Gjergj Lucës ambasada e Japonisë dhe ajo e Britanisë së Madhe po ndërhykan tek një shtet sovran e për më tepër po censurojnë ato pak media të lira që kanë mbetur.
Ndërsa për ambasadën e EU nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë se ka në Tiranë. Nëse e dini ku ndodhet ju lutemi na kontaktoni në Whatsapp : + 382 68 622 144/ShkodraNews