A ka përfituar edhe Ilir Meta nga milionat që shpërndau Vladimir Putin? Ja çfarë shkruante revista amerikane për lobimet e LSI

Firma “Dorelita” thotë se rreth një e treta e klientëve të saj janë rusë. Sipas të dhënave të bizneseve ruse dhe qipriote, firma e Petrou ishte e përfshirë në kompanitë me bazë në Qipro që janë të lidhura me Oleg Deripaska, manjatin e aluminit rus…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hartuar një listë me emra partish që kanë përfituar para nga Moska. DASH ka hartuar një raport, ku pretendon se Rusia ka shpërndarë që nga vitit 2014, rreth 300 milionë dollarë për parti në mbi 20 vende të botës.

Raporti nuk ka dalë por, një zyrtar i DASH ka thënë se aty përmendet edhe Shqipëri, më saktë Partia Demokratike. Sipas tij, janë rreth 500 mijë dollarë që ka përfituar PD për të lobuar në SHBA. Bëhet fjalë për skandalin e famshëm të publikuar nga revista amerikane “Mother Jones”.

Por nëse i referohemi artikujve të kësaj reviste, aty nuk përmendet vetëm PD, por edhe LSI, e cila në atë kohë drejtohej nga Ilir Meta.

Sipas artikullit, në janar të vitit 2017, Grupi McKeon nënshkroi një kontratë prej 15,000 dollarësh me LSI, partia e tretë më e madhe politike shqiptare, për të lobuar në emër të saj në Uashington dhe për të promovuar kreun e saj, Ilir Meta, kryetar i parlamentit shqiptar.

Kontrata e McKeon me LSI parashikonte që Meta të merrte pjesë në inaugurimin e Donald Trump dhe të organizonte takime me “udhëheqësit kryesorë të DC” gjatë festimeve inauguruese. Pas betimit të Trump, sipas kontratës, firma lobuese do të ndihmonte “të zhvillonte një marrëdhënie të mira dhe shumë të veçanta me administratën dhe Kongresin”.

Kontrata nuk ishte nënshkruar nga zyrtarët e LSI, por nga një i njohur i një prej anëtarëve të partisë LSI: një avokat me bazë në Athinë i quajtur Iraklis Fidetzis.

Një muaj më pas, më 24 mars, Grupi McKeon nënshkroi një kontratë tjetër të nënshkruar nga Fidetzis – këtë herë për të lobuar për Dorelita Limited, e cila renditi “zyrat e saj primare” në të njëjtën adresë në Athinë si firma ligjore e Fidetzis.

Sipas revistës, një burim i njohur me kontratën tha se Fidetzis kishte sugjeruar vijimin e pagesës që Grupi McKeon të vazhdonte të punonte për LSI përmes këtij entiteti të korporatës. Kontrata e re e lobimit, që mbulonte një vit pune, kushtonte më shumë se tre herë atë që Grupi McKeon kishte fituar sipas marrëveshjes së mëparshme me LSI: 50,000 dollarë në muaj, plus shpenzimet.

Burimi tha se qëllimi primar i kontratës së Dorelita ishte që Meta të kishte “qasje te” Presidenti Trump, në formën e një takimi apo një fotoje me të. Kjo përpjekje dështoi.

Por kontrata dhe dokumente të tjera të Grupit McKeon të paraqitura për punën e tij për Dorelita nuk përmendën LSI. Regjistrimi që firma i dorëzoi Departamentit të Drejtësisë sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj për të përfaqësuar Dorelita, deklaroi vetëm se firma e McKeon do të përpiqej “të menaxhonte takimet mes zyrtarëve të qeverisë amerikane dhe Dorelita Limited”.

Shkresa, me fjalë të tjera, sugjeronte se Grupi McKeon po lobonte për një kompani me agjendën e saj të pavarur. Por ky nuk ishte rasti.

Dorelita doli të ishte një kompani “guaskë” me një qëllim të vetëm: për të siguruar pagesë për lobimin e McKeon për LSI. Firma u inkorporua në vitin 2013 nga një avokat grek me emrin Andreas Petrou. Ai drejton një zyrë ligjore në kryeqytetin qipriot të Nikosisë, që krijon dhe administron kompanitë “guaskë”.

Firma thotë se rreth një e treta e klientëve të saj janë rusë. Sipas të dhënave të bizneseve ruse dhe qipriote, firma e Petrou ishte e përfshirë në kompanitë me bazë në Qipro që janë të lidhura me Oleg Deripaska, manjatin e aluminit rus.

Dy biznese të lidhura me Deripaska kishin selinë në të njëjtën adresë si firma ligjore e Petrou: EN + Corporate Services Limited dhe ACL Aluminium Constructions Limited, ku sipas të dhënave të biznesit të Qipros, Petrou ishte drejtor.

Regjistrimet e korporatave ruse tregojnë se Petrou ishte gjithashtu i lidhur me katër biznese të tjera ruse që ishin pjesë e perandorisë së aluminit të Deripaskës.

Pra, që në vitin 2018 janë hedhur dyshime se Moska ka hedhur para në vendin tonë për dy parti të rëndësishme, siç janë LSI dhe PD. Të dyja i kanë mohuar akuzat. Tani mbetet të shohim nëse DASH do e nxjerrë listën zyrtare bashkë me të dhënat që kanë përfituar partitë në të gjithë botën, përfshirë dhe vendin tonë. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej