Që shërbimi urban i qytetit të Shkodrës është skandaloz, këtë e shohin qartazi pensionistët dhe të pamundurit sepse njëri tjetër nuk kemi parë të hipë në këto mjete. Kohët e fundit janë vënë re disa autobuzë të rinj por që pothuajse gjithë kohës xhirojnë bosh. Duke llogaritur koston e naftës, pagesat e punonjësve, kostot e amortizimit e të tjera me radhë duket se këto kompani jo vetëm që nuk dalin me fitim por kanë goxha humbje.
Ne nuk njohim ndonjë biznesmen me mend në kokë që investon me vite të tëra për të dalë me humbje. Sipas një informacioni të mbërritur në ShkodraNews fitimet reale të këtyre kompanive janë tek droga. Përmes kamuflimit, një sasi e konsiderueshme droge niset thuajse çdo ditë për në Greqi dhe Turqi. Pazaret e heroinës, haraçi i doganës dhe çdo gjë tjetër që e dinë më mirë “mjeshtrat” bëhen tek një lokal në mes të pedonales së Shkodrës.
Flitet se pronari me letra i këtij lokali është vetëm një punëtor i dënuar për pak kohë në Turqi. Pronari real është një i besuar i plakut “non grata” i cili zhvillon edhe takime elektorale aty./ShkodraNews