“A nuk e keni vënë re sa trishtim ka…”/ Ky është shqiptari që goditi 50 herë me grushte italianin

Personi në foto është Klajdi Mjeshtri, 28-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasje me dashje të 34-vjeçarit italian, Guiseppe Tucci. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur Mjeshtri sulmoi italianin në një klub nate, ku punonte si ‘bodyguard’.

Policia nuk ka dhënë ende shkaqet kryesore që çuan shqiptarin të sulmonte italianin, por theksohet se e ka qëlluar 50 herë me grushte.

Por sipas dëshmitarëve gjithçka ndodhi për shkak të xhelozisë. Të pranishmit tregojnë se disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit. Më pas Mjeshtri e ka sulmuar duke i shkaktuar vdekjen Tuccit.

Mjeshtri banonte në Fano, mirëpo ka jetuar më parë në Romagna. Për karabinierët ai është i njohur pasi ka precedentë penal. Ndërsa janë publikuar në media disa foto dhe shprehje që i riu përdorte në rrjetet sociale.

A nuk e keni vënë re sa trishtim ka në sytë e atyre që bëjnë gjithmonë shaka”, ky është mbishkrimi që bie në sy në një foto të profilit në Facebook të shqiptarit.

Sakaq, mediat shkruajnë se Klajdin e përshkruajnë një djalë të shoqërueshëm, që shkonte mirë me të gjithë. Klajdi deri para disa vitesh ishte arbitër futbolli. Ai ndaloi në vitin 2019, për të ndjekur angazhime dhe pasione të tjera.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej