Kostot e ndërtuesve janë ulur 3-mujorin e dytë të vitit. Ato kanë zbritur në 4.7% nga 6.2% që ishin vitin e kaluar.
Kostot e ndërtimit janë ulur në tremujorin e dytë 2023. Ato kanë zbritur në 4.7% nga 6.2% që ishin vitin e kaluar. Rënia e përgjithshme e inflacionit ka prekur edhe zinxhirin e të gjithë shpenzimeve që shkojnë për ndërtime.
Sipas Institutit të Stastikave, shpenzimet e makinerive, të energjisë dhe të transportit janë pjesë e grupit që ka ndikuar më së shumti në uljen e kostove.
Kostot e ndërtimit të banesave pësuan rritje të fortë vitin e kaluar, duke vënë në vështirësi edhe zbatimin e projketeve publike, për të cilat kompanitë kishin lidhur kontrata dhe që nuk i kishin përfunduar ato.
Por, ulja e kostove të ndërtimit nuk është reflektuar në tregun e shit-blerjes së pasurive të paluajtshme, ku cmimet e tyre vecanerisht në Tiranë e Bregdet kanë pësuar rritje të fortë me shifra dyshifrore.
Të dhënat e përcjella nga INSTAT për indeksin e kushtimit në ndërtim janë 3-mujore, dhe ato reflektojnë gjerërësisht cmimet në sektor, që nga materialet e ndërtimit, pagat e punonjësve, shpenzimet në transport apo edhe kostot të tjera që kompanitë ndërtuese kanë.