Adi Krasta synon postin e lartë në Radio Televizionin e Kosovës por del i dyti, flitet se do kandidojë për drejtor

Gazetari Adi Krasta ka synuar postin e lartë të zëvendës-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, por ka dalë i dyti.

Sipas mediave në Kosovë, në intervistën e mbajtur, Krasta është renditur i dyti ndërsa e para ka dalë gazetarja Ilire Zajmi. Aktualisht drejtues i emisionit “A Shoë”, Krasta ishte bërë pjesë e garës së hapur në 22 nëntor, por edhe pse emri i tij ishte lakuar në media, ai vetë nuk e kishte konfirmuar publikisht.

Konkursi për ketë post të lartë ishte hapur me 22 nëntor. Ndërsa në media ishte lakuar emri i gazetarit nga Shqipëria si një nga kandidatët, por që nuk kishte asnjë konfirmim nga ana e tij.

Gazetarja Zajmi konfirmoi se ishte renditur e para: “Kam dalë e para në intervistën e mbajtur me 19 dhjetor, dhe jam vlerësuar me më se shumti pikë 82. 60”, tha shkurt ajo për Insajderin.

Kandidat të tjerë në garën për zëvendës drejtorit të përgjithshëm ishin edhe Rilind Gërvalla dhe Naser Thaqi.

Ndërsa komisioni i ankesave e ka kthyer çështjen për rivlerësim pas ankimimit të bërë nga një prej kandidatëve që është vendosur të ri-intervistohet sot.

Po ashtu kundër emërimit të Krastës në këtë post kishe dalë edhe sindikata e RTK-së.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, ka deklaruar se ka informacione se gazetari Adi Krasta, mund të jetë drejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.

Por, sipas tij ligji e thotë që për të qenë pjesë e stafit duhet që Krasta të ketë nënshtetësi të Kosovës.

“Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht”, kishte thënë Hoxha në një intervistë përball Ilir Mirenës në Preiskopi.

Sakaq, Krasta ka njoftuar në rrjetet sociale se Krasta ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, duke ngritur pikëpyetje nëse tashmë do të synojë postin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej