Afera “McGonigal”/ Zbulohen dy biznesmenët shqiptarë që e paguan miliona dollarë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal dhe pagesat që ky i fundit ka marrë nga shqiptarët.

Media ndërkombëtare “Washington Examiner” raporton se përveç Agron Nezës që përflitet në dosjen amerikane, McGonigal ka marrë para nga dy biznesmenë shqiptarë.

Sipas kësaj medie, ish-zyrtari i FBI-së është paguar nga Shefqet Kastrati, i cili i ka dhënë 12 milionë euro, ose afro 15 milionë dollarë në vitin 2017.

Gjithashtu pretendohet se McGonigal ka marrë rreth 30 milionë euro edhe nga biznesmeni Samir Mane.

Në artikullin e John Schindler thuhet se ish-zyrtari i FBI-së ka përdorur influencën e tij për të ushtruar presion ndaj biznesmenëve shqiptarë.

“Washington Examiner” shkruan se ai kërkonte disa miliona dollarë nga njerëzit e pushtetshëm ose në të kundërt ata do të përballeshin me sanksione, apo edhe do t’i ndalohej udhëtimi në SHBA.

Më tej, theksohet se McGonigal tentoi të bënte të njejtën gjë edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në media përflitet se ish-zyrtari i FBI-së ka marrë para, pasi jo pak herë janë ngritur akuza se ai ka përdorur postin e tij për të përfituar pagesa nga biznesmenë, zyrtarë apo edhe politikanë shqiptarë.

Afera “McGonigal”/ Zbulohen dy biznesmenët që e paguan

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej