Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po tenton ta mbajë afër ish-ministrin Fatmir Mediu. Ky i fundit ka kërkuar një proces të gjatë gjyqësor sa i takon Gërdecit, ku do flasin me dhjetra dëshmitarë dhe të vetmin që nuk thirri ishte Shkëlzen Berisha.
Sot Mediu u shfaq në një televizion që njihet si televizioni i familjes Berisha. Ndërkohë vetë Mediu vijon të spërdridhet dhe të justifikohet mbi tragjedinë. Nga ana tjetër ai ju hakërrye dhe familjarëve të viktimave.
“Ky është një proces tërësisht i paligjshëm i qëllimshëm që është në shkelje të Kodit Penal pasi jo vetëm është parashkruar çështja por është gjykuar në Gjykatë të Lartë, është gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë në vitin 2019 dhe në Gjykatën e Apelit, biles është rekursi në Gjykatë të Lartë që diskutohet në datë 14 dhe për më tepër parashkrimi është tërësisht i qartë pasi në Kodin tonë Penal thuhet që parashkrimi i hetimit penal është nga momenti kur ndodh vepra deri në 10 vite pas saj. Edhe sikur ti mar të gjitha datat që kur ata konsiderojnë aktet e mia si të paligjshme apo me shpërthimin qoftë edhe me vendimi e Gjykatës së Lartë në vitin 2019 ëshë një gjë që është parashkruar.
Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë së SPAK pati një vendim absurd të Gjykatës së Apelit me pretendimin se Mediut nuk i është parashkruar sepse 2 vite ka qënë deputet dhe duke qënë se ka qënë deputet pezullohet parashkrimi se ka pasur imunitet.
Imuniteti është një çështje institucionale nuk është private dhe kërkesën për heqjen e imunitetit e ka prokuroria. Në një shtet ka vazhdimësi juridike dhe veprimi i prokurorisë kanë qënë të qarta që nuk mund të hapej çështja. Dhe këtë e kanë me shkresa. Nqs Parlamenti do të vendoste kundra mund të thuhej se ka një pengesë subjektive.
Heq dorë nga fakti që ka një vendim pushimi çështje të vitit 2009 që në momentin që pushohet çështja nuk ka më asnjë ngarkesë penale. Kam çuar dëshmi penaliteti edhe në deklarimet që kam çuar në Parlament. Nga të gjitha institucionet kam pasur që nuk kam çështje penale të hapur. Por të gjitha këto tregojnë qartësisht një veprim të njëanshëm të nxitur për qëllime dhe interesa që nuk kanë të bëjnë as me ligjin as me drejtësinë”, tha ai.