Agolli i FSHZH merr në dorë edhe “tepsinë” e Shëndetësisë, Rama dyshon se Manastirliu “i ha pjesën”

Po krijohen monopolet e vjedhjeve/ Urdhri i dhënë nga kryeministri Edi Rama, nuk ka lidhje me merakun për efiçencën e përdorimit të fondeve mjekësore dhe as me luftën kundër korrupsionit, por me spiunllëqet që i kanë vajtur, se Ogerta Manastirliu ka filluar të marrë shumë përqindje nga bizneset dhe të dorëzojë pak te Babloku, prandaj do ta mbajë nën kontroll nëpërmjet kryehajdutit të besuar…

Një muaj më parë, në shkelje të hapur të Kushtetutës e ligjit “Për qeverisjen vendore”, kryeministri Edi Rama, me një urdhër gojor dhënë ministres Delina Ibrahimaj, u hoqi bashkive administrimin e shpenzimeve dhe fondeve të shërbim- investimeve, duke ia dhënë si monopol kryehajdutit Dritan Agolli

Dy ditë më parë, burime nga Ministria e Financa- Ekonomisë, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se kryeministri ka urdhëruar që edhe fondet e shpenzime- investimeve në Shëndetësi, të kenë miratim paraprak e mbikëqyrje nga ky drejtor.

Pra, çdo tender për blerje ilaçesh, materiale e pajisje mjekësore, ri-konstruksione, ushqime, lavanderi e deri mirëmbajtje mjedisesh jashtë qendrave spitalore, do verifikohet, miratohet dhe do mbikëqyret nga Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ministrja Ogerta Manastirliu, do hedh firmat formalisht për ndarje e akordim fondesh sipas qendrave mjekësore e spitaleve, por paraprakisht do informojë Dritan Agollin e do marrë miratim prej tij, pastaj do shpallë tenderët.

Por tenderët në Shëndetësi, do kontrollohen e orientohen vetëm nga “ujku” Dritan Agolli i FSHZH, lidhur me firmat që duhet t’i marrin dhe me çfarë vlerash në kontratat përfundimtare.

Kjo skemë monopoli Rama- Agolli dhe me tenderët në shëndetësi, ka filluar zbatimin me 6 procedura ri- konstruksion- kompletim qendrash shëndetësore në zona rurale të qarqeve Elbasan e Vlorë me vlerë 11 milionë Euro, por dhe me tenderë për blerje pajisjesh e materialesh mjekësore e furnizim me ilaçe të depove farmaceutike rajonale.

Urdhri anti- ligjor i dhënë nga kryeministri Edi Rama, nuk ka lidhje me merakun për efiçencën e përdorimit të fondeve mjekësore, dhe as me luftën kundër korrupsionit me tenderët.

Por lidhet me spiunllëqet që i kanë shkuar Ramës, se Ogerta Manastirliu e ka marrë aq përpjetë hajdutërinë me tenderët, sa u zhvat shumë bizneseve, por tregon e dorëzon pak te shefi.

Prandaj Babloku, që bën sikur hedh firmat “fap e fap” nëpër vendime dhe pastaj bën sikur nuk di gjë, ka vendosur do ta mbajë nën kontroll hajdutërinë e Ogerta Manastirliut, nëpërmjet “usta” Dritan Agollit, kryehajdutit të besuar që ka vënë në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Kujtojmë, se në janar të vitit 2014, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Ilir Beqja, u hoqën drejtorive të Shëndetit Publik, spitaleve të rretheve e spitaleve rajonale, kompetencën e tenderëve dhe e mori vetë Ministri i Shëndetësisë.

Sipas urdhrit të 2014-ës që vazhdon edhe sot, tenderët dhe fituesit i cakton ministri Shëndetësisë, ndërsa dokumentet dhe pagesat i firmosin formalisht drejtorët shëndetësorë e spitalorë të zonave.

Tani, për të monopolizuar vjedhjen në duar të sigurta, çdo qindarkë e shëndetësisë, do kalojë paraprakisht në dorë të Dritan Agollit të FSHZH, të cilin Edi Rama e ka përdorur si sekser e hajdut për tenderë, troje e leje ndërtimi, qysh prej vitit 2000 në Bashkinë e Tiranë./Pamfleti

Lexoni dhe shkrimin e “Pamfleti”-t, për marrjen e tenderëve të bashkive nga drejtori FSHZH

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej