Agron Llakaj humb babain/ Dedikimi i aktorit: Nuk mendova se po të puthja për herë të fundit

Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Agron Llakaj, ka humbur një nga familjarët e tij ditën e sotme.

Përmes një postimi, Llakaj ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë dhe ka publikuar një foto.

Bashkangjitur fotos, aktori ka bërë një dedikim mjaft prekës, ku ndër të tjera shkruan se jo më larg se sot në mëngjes e kishte takuar të atin, pa e ditur që do të ishte përqafimi i tyre i fundit.

Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do ishte ditëlindja jote e fundit.

Babai im, gojëmjalti ti, e qeshura jote ilaç… aaahh mor bab ç’të të them e ç’të shkruaj për ty?!

U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit.

Babi im, ike…, po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë, tregoja gjithë mallin tonë babi…

Qofsh i parajsës ashtu siç shpirtin e kishe babi im! Kam gjithçka nga ty dhe shpirti yt i mirë, që do t’i ruaj deri kur Zoti të na bashkojë sërish!

Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siç tregoje ti! Sa më mungon mor bab… ahhhh…”,  shkruan Agron Llakaj.

Agron Llakaj humb babain/ Dedikimi i aktorit: Nuk mendova se po të puthja

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej