“Ai s’do të jetë vetë kryeministër”, Ndoka zbulon planin e Sali Berishës dhe bën paralajmërimin e fortë: Si u rrëzua qeveria në Sri Lanka?! Nëse s’ka zgjedhje demokratike, revolucion!

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka teksa komentoi sot në një intervistë televizive zhvillimet më të fundit politike, u shpreh se Sali Berisha nuk do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

“Berishën e shoh kryeministër. Berisha nuk do të bëhet kryeministër. Po përpiqet ta rrisë partinë, individë brenda asaj partie. Nuk do të prodhojë një Bashë tjetër, këtë nuk e do Berisha. Berisha po përpiqet të krijojë hapësira për liderët”., u shpreh ai.

Ndoka tha se Berisha është i paparashikueshëm në aksionin opozitar. Ai u shpreh se nëse Rama nuk jep garanci për zgjedhje me standarde ka edhe revolucion, duke sjellë në vëmendje shembullin e Sri Lankës.

“Berisha është i paparashikueshëm në aksionin e tij opozitar. Berisha e kishte vendosur ta vazhdonte axhendën më shtator, ishte një kërkesë e tryezës që thirri pse opozita do jetë në gjumë në korrik, gusht. Kjo protestë e 7 korrikut ka një dallim esencial që ka rritur besimin. Një arsye ishte edhe kjo për të rikonfirmuar që Berisha është lideri i opozitës. E ka kapërcyer etapën e Ali Bashës me këtë protestë. Vetëm Basha thoshte sa mbaronte protesta, Rama u rrëzua, Berisha s’është i tillë. Mund të kalojë edhe në revolucion, si u rrëzua qeveria në Sri Lanka?! Nëse opozita rritet, gjendja ekonomike po përkeqësohet, nëse krijohet një ide që s’shkohet më në zgjedhje me Ramën…Ose do vendosë standardet për zgjedhjet, ose të kalohet në revolucion”, u shpreh Ndoka.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej