Ditën e sotme rreth orës 16:00 një i ri ka plagosur një shtetase ende të paidentifikuar në bulevardin Zhan D’Ark.
Nga njoftimi i policisë mësohet se 23-vjeçari Marjol Aliko ka përplasur me makinë shtetasen e cila është dërguar me urgjencë në spital ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë ka ndërruar jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.