Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, plagoset 65-vjeçari (EMRI)

Një aksident është regjistruar sot në akisn Lezhë-Shkodër ku një makinë ka përplasur një motoçikletë.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës, Zef Paloka i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, shtetasja K. B. duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin Z. P. 65 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej