Aksident i rëndë në Greqi, përplasen dy trena, njëri me pasagjerë nga Athina në Selanik

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku janë përplasur dy trena.

Sipas mediave greke, një tren komercial është përplasur me një tren pasagjerësh që po bënte linjën Athinë-Selanik.

Përplasja e trenave ka ndodhur në Tempi, Evangjelismos, pranë Larisës, dhe ka qenë e fortë duke shaktuar daljen e vagonave nga shinat.

Sipas informacioneve paraprake raportohet për persona të plagosur, por nuk dihet ende bilandi i saktë.

Rreth 40 zjarrfikëse dhe 17 automjete të ndihmës së parë kanë shkuar në vendngjarje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej