Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës.
Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vend pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Mësohet gjithashtu se viktima është rreth të 40-ave ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.