Aksident i trefishtë, ka të plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14, ku janë përfshirë në aksident mjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. Z; mjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin F. H. dhe mjeti tip “Opel”, i cili ndodhej i parkuar në rrugë.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi j mjetit “Land Rover”, Ferik Hoxha. Hoxha është transportuar në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Hoxha i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip Land Rover i cili pas përplasjes,  ka përfunduar në një pemë. Pema ka dëmtuar derën e drejtuesit të mjetit ndërsa mjeti tip Peugeot ka pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e parakolpit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej