Aksident tragjik në Itali, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një 29-vjeçar ka humbur jetën.

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për shqiptarin Aldo Gjoka, 29 vjeç, i cili gjeti vdekjen pas një aksidenti me motor.

Gjoka kishte lindur në Tiranë dhe banonte në Lecce. Ngjarja e rëndë ndodhi në San Foca në bregdetin Adriatik të Salentos.

Gjoka ka qenë duke lëvizur me motorin e tij, kur për shkaqe ende të panjohura, është përplasur me një makinë tip ‘Jaguar’ e cila drejtohej nga një 44-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare.

Për shkak të goditjes të rëndë, makina ka përfunduar në një parmak ndërsa Aldo Gjoka ka përplasur murin rrethues të një prone private, duke e rrëzuar atë.

Gjithashtu u shkatërrua një shtyllë ndriçimi, motori mori flakë dhe Aldo gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Disa shoferë kalimtarë kanë lajmëruar shërbimet e urgjencës.

Përpjekjet për të shpëtuar të riun ishin të kota, pasi ai vdiq menjëherë nga lëndimet e rënda. Drejtuesi i makinës, në gjendje konfuze, u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme dhe për t’iu nënshtruar testeve të alkoolit dhe drogës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej