Aksidenti i dytë në pak orë në Lezhë, makinat përplasen “kokë më kokë”

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur si kryqëzimi i  Rriles.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip “Opel”.

Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Lezhës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethaneve te ketij aksidenti.

Ndërkohë, vetëm pak orë më parë tre mjete u përfshinë në një aksident rrugor në Lezhë, në afërsi të një pike karburanti.

U tha se se shkak i përplasjes është bërë mosrespektimi i distancës së sigurisë së mjeteve. Të tre mjetet janë aksidentuar radhë njëri pas tjetrit, sapo makina e parë ka ndaluar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej