Aksidenti i frikshëm në Tiranë, policia merr kartelat mjekësore të shoferit të autobusit, dëshmitë e pasagjerëve kontradiktore: S’kishte shqetësime

Shoferi i urbanit të “Unazës” në Tiranë, u vu  në pranga pas aksidentit me 8 makina dhe 9 persona të plagosur ditën e djeshme në urën pranë “Tajvanit” në Tiranë.

63-vjeçari Agron Xhafa është proceduar për akuzë  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërkohë ditën e sotme policia ka marrë kartelat mjekësore të tij.

Kjo pasi para hetuesve 63 vjeçari ka deklaruar se nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore në momentin e aksidentit pasi vuan nga zemra dhe diabeti.

Gjithashtu janë marrë në pyetje dhe pasagjerët e autobusit, deklaratat e të cilëve janë kontradiktore me njëra-tjetrën, ku disa prej tyre kanë mohuar që shoferi të ketë patur probleme shëndetësore, ndërsa disa të tjerë janë shprehur se në momentin e aksidentit shoferi ka ulur kokën mbi timon.

Në momentin e aksidentit ndodheshin 40 pasagjerë, të cilët fatmirësisht pësuan vetëm lëndime të lehta.

Nga verifikimet ka rezultuar se mjeti ishte me kontroll teknik të rregullt deri në shtator të këtij viti, ndërkohë shoferi ka patentë të tipit D.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej