Akuzohet se përdhunoi një 34-vjeçare, autoritetet greke arrestojnë shqiptarin që ishte arratisur në vendlindje

45-vjeçari shqiptar, që akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçareje në afërsi të një stacioni autobusi në Greqi, është vënë në pranga. Lajmin e bëjnë të ditur mediat në vendin fqinj ndërsa thuhet se 45-vjeçari u arrestua pas organizimit të një operacioni në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

“Muaj i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruajnë autoritetet greke në një postim në Twitter.

Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar të hënën dhe i ka kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke.

Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2.00 të mëngjesit të së martës ua kanë dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej