Alarmi për sulm terrorist/ Zbardhen detajet e samitit të muxhahedinëve, planifikohej të merrnin pjesë politikanë nga Shqipëria dhe SHBA

Zbardhen detajet e Samitit që do të mbahet në kampin e muxhahedinëve në Manëz.

Dje ambasada amerikane dha alarmin, pasi paralajmëroi rrezikun e një sulmi terrorist, në samitin që do të mbahet gjatë të shtunës dhe të dielës. Për këtë arsye ajo kërkoi nga shtetasit amerikanë në vendin tonë që të qëndrojnë sa më larg.

Mësohet se samiti organizohet nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK).

Sipas një njoftimi të bërë pak ditë më parë nga këto organizata, thuhej se në këtë samit do të marrin pjesë qindra politikanë dhe deputetë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut dhe më gjerë.

Populli iranian, veçanërisht brezi i ri, po lufton për liri. Ata janë privuar nga liritë e tyre themelore e për këtë arsye ata refuzuan diktaturën monarkike dhe po kundërshtojnë tiraninë fetare. Irani është në prag të një ndryshimi të madh. Pas 100 vitesh luftë kundër diktaturës, populli iranian dëshiron një Iran të lirë, demokratik, një Republikë të bazuar në zgjedhje të lira dhe në refuzimin e çdo diktature.

Çdo vit, dhjetëra mijëra iranianë dhe qindra personalitete ndërkombëtare nga e gjithë bota mblidhen për të qenë zëri i një kombi që po reziston. Pjesëmarrësit dënojnë diktaturën fetare dhe shprehin mbështetjen e tyre për një Iran të lirë dhe programin 10-pikësh të opozitës për një republikë laike, jobërthamore, barazi gjinore, fundin e diskriminimit ndaj pakicave etnike dhe fetare, respektimin e Deklaratës Universale të të drejtave të Njeriut dhe konventat ndërkombëtare për liritë politike.

Samiti Global për një Iran të Lirë do të mbahet këtë vit më 23 korrik 2022. Populli iranian ka të drejtë t’i rezistojë regjimit për liri.

Ne u bëjmë thirrje qeverive tona të qëndrojnë me popullin iranian dhe rezistencën e tij, në anën e duhur të historisë dhe të njohin të drejtën e tyre për liri”, thuhet në deklaratë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej