Para pak ditësh burime të besueshme bënë me dije se Alex Soros kishte më shumë se dy javë që ishte ngulur në Tiranë që në momentin që SPAK hapi hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Madje burimi bënte me dije për një darkë të tij me Veliajn, disa punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe prokurorë të SPAK. Jo më larg se dje, vetë Alex Soros publikoi një foto me Erion Veliajn në ambientet e restorantit ku kishin darkuar. Nevoja e tij për ta bërë publike këtë darkë dhe jo për ta mbajtur të fshehtë, ka të bëjë siç duket me nevojën për tu bërë presion prokurorëve të SPAK.
Është tashmë e qartë se Veliaj ka sjellë në Tiranë të gjithë arsenalin e tij të miqve me peshë ndërkombëtare për ti bërë presion jo vetëm SPAK, por edhe Ramës që të mos arrestohet për inceneratorin e Tiranës.