Alibeaj nxjerr “jashtë loje” Sali Berishën: PD-ja nuk futet në përplasje me SHBA-në

Kreu i prupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka vendosur sot piketat e punës për sesionin e ri parlamentar.

Qëndrimi për Sali Berishën nuk ka  ndryshuar dhe Alibeaj është i vendosur kundër bashkëpunimit me ish-kryeministrin.

Alibeaj tha se PD nuk duhet të futet në kurs përplasje me SHBA-në, Britaninë dhe BE-në.

“Ruajtja dhe forcimi i partneritetit strategjik me SHBA, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, për Grupin Parlamentar të PD është prioritet në mbrojtje të interesit tonë kombëtar.

Vendosja në një kurs përplasje të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe.

Nuk do të ishte vetëm devijim nga misioni properëndimor i Partisë Demokratike që nga krijimi.

Por edhe një rrugë e sigurt për të çimentuar regjimin antidemokratik dhe anti-perëndimor të Edi Ramës” tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej