Alibeajt i shtohen mbështetësit, zbardhet lista me emrat e deputetëve që iu bashkuan mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit

Pasditen e sotme në orën 18:00 do të zhvillohet seanca e parë plenare në nisje të sezonit të ri parlamentar.

Por sezoni i ri parlamentar e gjen opozitën me hallet e vjetra, të përçarë.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në orën 10:00 mblodhi deputetët që janë akoma në krahun e tij.

Sipas numrave që kanë paraqitur palët, shumica është në krahun e tij.

Mbledhjen e sotme të grupit, Enkelejd Alibeaj sot e thirri në Kryesinë e Kuvendit.

16 deputetë i janë përgjigjur sot kërkesës së Enkelejd Alibeaj për të zhvilluar mbledhje në Kryesinë e Kuvendit.

Lista e deputetëve vijon si më poshtë:

1-Zheni Gjergji

2-Dhurata Çupi

3-Arbi Agalliu

4-Saimir Korreshi

5-Gazment Bardhi

6-Dashnor Sula

7-Flutura Acka

8-Selaudin Jakupllari

9-Enkelejd Alibeaj

10-Kreshnik Çollaku

11-Andia Ulliri

12-Flamur Hoxha

13-Eralda Tase Bane

14-Agron Gjekmarkaj

15-Helidon Bushati

16-Bledjon Nallbati

Kurse ish-kryeministri Berisha vijon akoma negociatat me deputetë të PD-së për t’i afruar në grupin e tij.

Ndërkohë axhenda e ditës së sotme parashikon njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend dhe programin një mujor të punës.

Burime nga e djathta konfirmojnë se janë përfshirë në kalendar tre nismat e tyre ligjore. PD kërkon që burgu i SPAÇ dhe Tepelenës të kthehen në muze kombëtar. Së dyti, kërkohet deklasifikimi i dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe së treti nisma për dekomunistizimin.

Edhe burime nga Partia Socialiste konfirmojnë se janë futur në kalendarin e punës nismat e tyre ligjore për dhënien fund të karrierës politike të politikanëve që figurojnë të kenë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.

RENDI I DITËS:

  1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022. (Neni 44, pika 2, i Rregullores)
  2. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend. (Neni 44, pika 3, i Rregullores)
  3. Njoftim për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor. (Neni 26 i Rregullores)
  4. Njoftim për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator.
    (Neni 27 i Rregullores)

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej