Ambasadorja e SHBA apel gazetarëve: Ju nxis t’i bëni zyrtarëve pyetje të vështira, detyra e tyre është të përgjigjen! Kolegët tuaj duhet të përsërisin…

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka nxitur gazetarët e rinj të diplomuar në laboratorin e gazetarisë investigative t’i drejtojnë zyrtarëve pyetje të vështira.

Ajo tha se është detyra e tyre të përgjigjen ndërsa shtoi se nëse kjo nuk ndodh kolegët e tjerë duhet të bëjnë të njëjtën pyetje derisa të marrin përgjigjen për pyetjen në fjalë.

“Ju nxis që të vazhdoni të mësoni, por edhe të edukoni të tjerët, përfshirë edhe zyrtarët që intervistoni, mbi dy gjëra të rëndësishme: se është detyra juaj të bëni pyetje të vështira dhe se është detyra e tyre të japin përgjigje.

Është detyra juaj profesionale dhe një shërbim publik të bëni pyetje. Është detyra e zyrtarëve, duan apo nuk duan ata, që t’iu përgjigjen pyetjeve. Nëse zyrtarët nuk u përgjigjen pyetjes tuaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish. Kërkojuni kolegëve tuaj të bëjnë të njëjtën pyetje derisa zyrtarët, pavarësisht se kush janë ata, të përgjigjen. Shpresoj që të vazhdoni të punoni fort për të ndriçuar, edukuar dhe për të qenë rojtarët e së vërtetës që i duhen demokracisë së Shqipërisë”, ka deklaruar ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej