Amerikanët dorëzojnë në SPAK dosjen për Sali Berishën? Arben Kraja dhe Aida Hajnaj vizitë blic në SHBA për çështjet e bujshme

Telashet për ish-kryeministrin Sali Berisha duket se vetëm sa kanë nisur. Vendimet e njëpasnjëshme për ta shpallur “non garta” duket se nuk do jetë të vetmet masa, pasi sinjalet janë se po tunden prangat e drejtësisë.

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar sot se kreu i saj Arben Kraja, shefja e Byrosë së Hetimit Aida Hajnaj dhe prokurori Vladimir Mara kanë nisur një vizitë zyrtare në SHBA. Ata do të kenë takime të rëndësishme me përfaqësues të drejtësisë amerikane, të DASH, FBI dhe të DEA-s.

Drejtuesi i SPAK, z. Arben Kraja, prokurori i posaçëm, z. Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH, znj. Aida Veizaj (Hajnaj) janë në një vizitë zyrtare në Uashington të SHBA-së. Gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA. Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri”, njoftoi SPAK.

Sipas informacione, në këtë vizitë krerët e SPAK do marrin porosi për dosjet e bujshme. SPAK u krijua me bekimin e amerikanëve dhe deri më tani ende nuk janë parë goditje në nivele shumë të larta. Në raportin e fundit të DASH kërkohej që të shkohet te zyrtarët më të lartë. Dyshimet janë se vizita lidhet pikërisht me pritshmëritë e amerikanëve.

Krerët e SPAK pritet të marrin porosi për të nisur goditjet e në nivelet e larta si dhe do ju ofrohet mbështetje që të mos ju druhen presioneve. Fakti që zyrtarët e SPAK do takohen me përfaqësues të DASH, FBI apo Departamentit të Drejtësisë ngre dyshime se më i rrezikuari në këtë mes është Sali Berisha.

SHBA e shpalli të padëshiruar dhe ka kërkuar gjithmonë që ai të hetohet. Deri tani SPAK nuk ka lëvizur dhe nuk përjashtohet mundësia që Hajnaj me Krajën të jenë njohur me dosjen e Berishës. Ajo është hartuar nga FBI dhe DASH, dy mbështetësit më të mëdhenj të SPAK. Historikisht asnjë zyrtar i lartë shqiptar nuk ka shkuar kot në Uashington. Të gjithë kanë shkuar me qëllime të caktuara dhe kanë ardhur me porsi të caktuara. Sinjalet janë se pas kthimit të tyre, toka nën këmbët e Berishës, por jo vetëm, mund të fillojë të dridhet.

Pak kohë më parë, i dërguari i DASH, Gabriel Escobar e tha hapur se SHBA kërkon të nisin hetimet për Berishën. “Ku janë hetuesit vendas dhe prokurorët vendas në raste si këto? Dua të them, ne e bëmë sipas ligjeve tona, rregullave tona, autoriteteve tona. Por edhe ju keni disa në vend. Pra, nëse doni ta dini, hetoni. Nëse doni të dënoni, bëni ndjekje penale. Nëse doni të ndëshkoni, dënoni njerëzit që janë pjesë e këtij korrupsioni sepse kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që lufton korrupsionin në Shqipëri, por ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Kjo është pyetja ime”, u shpreh Escobar.

Por kambana e alarmit nuk duhet të bjerë vetëm për Berishën. Pas tij ka dhe shumë të tjerë që janë në fije të perit. Ilir Meta është pa imunitet dhe po ashtu amerikanët e kanë halë në sy. Kemi edhe disa ministra të akuzuar për afera. Po ashtu në fokus të vizitës do jetë dhe trafiku i narkotikëve. Pak kohë më parë u fol se DEA do hapë një zyrë në vendin tonë dhe nuk përjashtohet mundësia të kemi zhvillime. Fryti i kësaj vizite do shihet pas pak muajsh, pasi askush nuk ju thotë dot jo amerikanëve. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej