Amnistia fiskale/ Ahmetaj: E kemi të domosdoshme, është në të mirë të qytetarëve dhe shtetit

Ahmetaj tha se për periudhën që dikush vetëdeklaron pasurinë, nuk merr asnjë penallti nga ligji, pavarësisht se paratë e deklaruara kanë qenë informale deri në atë kohë.

Ai u pyet në emisionin “Top Talk” nëse mund të cilësohet si diskriminim për bizneset që kanë deklaruar vazhdimisht të ardhurat, kur një biznes që nuk i ka deklaruar më parë përfiton nga amnistia.

Ahmetaj tha se ndonëse ndihen të diskriminuar disa persona, ky ishte një hap i domosdoshëm që bëhet shumë rrallë.

“Patjetër je i diskriminuar. Është ai koncepti që të gjithë këtij momenti dhe vendet prandaj e bëjnë vetëm njëherë në jetë ose shumë rrallë”, u shpreh ai.

Zv.kryeministri theksoi se amnistia fiskale ka transparencuar asete dhe pasuri që vijnë për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit.

“Ka bërë shumë avancime, ka futur para në buxhet, edhe ka transparencuar asete dhe pasuri në raport me të mirën e qytetarëve dhe të shtetit. Në momentin aktual ne e kemi jashtëzakonisht shumë të domosdoshme që ta kemi”, nënvizoi Ahmetaj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej