‘Amnistia fiskale’, Berisha: Me të ardhur në pushtet do e zhbëjmë këtë ligj, të gjithë do shkojnë para drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se amnistia fiskale e Edi Ramës është legalizimi i parave të mafies shqiptare, që janë grumbulluar brenda dhe jashtë vendit.

Këtë të hënë, në një deklaratë për mediat, Berisha i bëri thirrje vendeve anëtare dhe Komisionit Europian të insistojnë deri në fund kundër miratimit të këtij ligji.

Sipas tij ky ligj dëshmon lidhjet e regjimit të Edi Ramës me organizatat kriminale brenda dhe jashtë vendit.

“Përndryshe PD angazhohet para partnerëve tanë se ajo të do të invalidojë amnistinë fiskale të Edi Rama dhe do të vendosë para ligjit të gjithë ata që kanë përfituar nga kjo amnisti, kur të vijë në pushtet. Emrat e këtyre personave do u jepen organeve fiskale dhe të drejtësisë të vendeve perëndimore që të përndjekin edhe atje nëse kanë veprimtari në vendet e tyre”, u shpreh Berisha.

Një ditë më parë, kryeministri Rama, ministrja Ibrahimaj, guvernatori Sejko dhe ekspertë të fushës prezantuan projektligjin për Amnistinë Fiskale i cili do të zgjasë 9 muaj.

Delina Ibrahimaj shpjegoi se kjo amnisti është e para e këtij lloji, e plotë, duke qenë se të tjerat kanë qenë të pjesshme dhe kanë pasur qëllim vetëm faljen e detyrimeve tatimore.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej