Analiza e New York Times: Lufta do të zgjasë, Putin po luan bixhoz me nervat e Perëndimit

Gazeta prestigjioze amerikane New York Times në një analizë të saj thekson se konflikti në Ukrainë mund të zgjasë dhe të ketë pasoja të mëdha për vendin përballë presidentit rus Vladimir Putin i cili vijon “të luajë bixhoz se mund t’i rezistojë Perëndimit”.skynews-ukraine-russia-teaser_5706280

Sipas gazetës amerikane se kjo situatë “ka të ngjarë të formësohet nëse SHBA dhe aleatët e saj do të vijojnë të jenë të angazhuar ushtarakisht, politikisht dhe financiarisht për të mbajtur Rusinë jashtë sistemit ndërkombëtar”.

New York Times shkruan më tej se SHBA-ja ka dhënë 54 miliardë dollarë në ndihmë ushtarake dhe të tjera për Ukrainën. Ndërsa thekson se nuk ka gjasa të premtojë ndihma të tjera teksa rezervat e armëve nga SHBA-ja dhe aleatët evropianë po reduktohen.

Senatori demokrat për Delaëare Chris Coons, njeriu afër presidentit Joe Biden, i tha gazetës se aleatët duhej të ishin “të vendosur” për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës.Senate Judiciary Hearing Considers Crossfire Hurricane Subpoenas And Fifth Circuit Judge Nominee

“Unë shqetësohem për faktorin e lodhjes së publikut në një gamë të gjerë vendesh për shkak të kostove ekonomike dhe sepse ka shqetësime të tjera urgjente. Saktësisht sa do të zgjasë kjo dhe se cila do të jetë trajektorja, ne nuk e dimë tani. Por ne e dimë se nëse nuk vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, rezultati për SHBA-në do të jetë shumë më i keq”, ka theksuar senatori.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej