Arbis Vjerdha: Gojët e liga thonë që drejtoresha e postës, shoqe e ministres, do të zgjidhet kryetare partie

Një nga kandidatët në garë për kryetar të partisë socialiste në Shkoder, Arbis Vjerdha hedh akuza të forta ndaj ministres së shtetit për sipërmarrjen, njëherësh koordinatores politike të qarkut Shkoder Edona Bilali, lidhur me procesin që po mbahet për drejtuesit e rinj të degëve të PS. Ai thotë se Bilali ka tentuar ta përjashtojë atë nga gara, duke i rënë ndesh edhe fjalëve të kryeministrit Rama.

Kam depozituar dokumentacionin e nevojshëm për kryetar të ps, por lufta brenda llojit vijon të jete prezente dhe koordinatorja Bilali, duke parë që Arbisi nuk duhet ë jetë në planet e saj, vendos kundër propozimit të kryeministrit, që emri im të mos jetë. Ajo në asamble propozon që personat që nuk përfaqsojnë PS në këshillin bashkiak, që i bie të jem vetëm unë, nuk mund të kandidojnë.

Kjo tregon nivelin arkaik që ka qeveira jonë me zgjedh një person të tillë që i servir Shkodres për ta drejtuar politikisht. I bëj thirrje, që nëse e do partinë, nëse e do dinjitetin dhe ke respekt për veten, në zgjedhje transparente, me meritokraci, që t’i ofrosh Shkodres një përson që bën ndryshimin. Mos merrni njerëz të mbytur në borxhe për ti bërë drejtora. PS ka nevojë për ndryshim nuk ka nevojë për njerëz që i ndërrojnë perdet. Duhet ndryshu struktura, e kjo nuk bëhet për qëllimet personale të Bilalit. Të hidhet në votim dhe jo të bëhen përjashtime.

Unë nuk merrem me gojët e liga, sepse thonë që drejtoresha e postës, shoqe e ministres, do ta zgjedh kryetare të partie. Janë fjalë dhe jo baza, prandaj unë po them që për mua është vendos mos të jem, ky është fakt.
………
Unë do të bëj lëvizjet e mia, por i them ministres, se aq vite sa ke ti moshë, unë i kam në parti. Duke protestuar e duke dhënë kontribut.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej