Arian Çani: Ky është politikani “snajper” i PD që mund të surpizojë Ramën në zgjedhjet parlamentare

Gazetari Arian Çani tha në emisionin “Now” se minimumi deri në 2029 në krye të pushtetit do jetë Edi Rama.

Sipas tij deri atëherë janë disa personazhe të politikës që synojnë të bëhen kryeministra, mes tyre ai që Çani e quajti politikani snajper i PD që mund të surprizojë.

“Kush janë njerëzit që kanë ambicie? Për mua ambicien potenciale e kanë Berisha, Jorida Tabaku, simpatike, me staturë; Arlind Qori e ka si mision do të ndryshojë gjërat në këtë vend; Gamzend Bardhi, kujdes Gaz Bardhin, mos e merrni lehtë, është i rrezikshëm politikisht, është snajper politike. S’e di çfarë do bëjë Alibeaj, edhe ai më duket ambicioz i madh, se di pse e dha dorëheqjen”, tha Çani.

Gazment Bardhi është zgjedhur në krye të Grupit Parlamentar pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.

Bardhi gjithshtu prej kohësh kërkon largimin e Berishës, i cili thotë se ish kryeministri pengon bashkimin e demokratëve.

Më tej ia tha se kolegët e PD e dinë që  Sali BerishA nuk  fiton, por sipas tij nuk kanë se çfarë të bëjnë.

“Kemi një statut që duhet të respektohet dhe nuk jam askush për të thënë që vlejnë apo jo. Ne duhet të shtojmë radhët tona nëse duam të jemi fitues. Kam biseduar me kolegët pranë Berishës, ka qenë Paloka por ka pasur dhe kolegë të tjerë.

Nëse shkon te kafeja e parlamentit do i shohësh kolegët nga të dyja palët që ulen me njëri-tjetrin. Mos të bëjmë teatër. Ka kolegë që thonë se Berisha nuk sjell fitoren por nuk kemi çfarë bëjmë. Unë kam zgjedhur ta them hapur atë që mendoj.”, shprehet Bardhi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej