“ARREST ME BURG”, PËR TË DYSHUARIN SI VRASËS ME PAGESË

Lezhe, Dorian Keqi refuzon te shprehet ne gjykate per akuzat e ngritura ndaj tij 40-vjeçari Dorian Keqi i vënë nën akuzë për vrasjen e ish-Drejtorit të Operatorit të Trasmetimit të Energjisë Elektrike Saimir Jaku, do të qëndrojë në burg.Ai u njoh këtë të enjte me masen e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura, ka refuzuar të shprehet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tijë, por avokati mbrojtës i caktuar nga shteti ka mohuar që klienti i tij të ketë lidhje me ngjarjen.Pasi dëgjoi palet gjyqtarja Elsa Ulliri pranoi kërkesen e prokurorit Sabri Kastrati dhe vendosi masen e sigurisë “Arrest në Burg”, për 40-vjeçarin Dorian Keqi, ndaj të cilit janë ngritu akuzat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Gjatë sences gjyqësore për caktimin e mases së sigurisë nuk ishte i pranishem asnjë nga familjaret e 40-vjeçarit, i cili u arrestua të hënën nga policia e Lezhës, pas urdher ndalimit që kishte lëshuar prokuroria.Ai u zbulua në bazë të gjurmeve të gishtave që kishte lënë tek bidoni me benzinë që u gjet pak metra larg vendit ku autoret kishin djegur makinen pas krimit.Dorian Keqi dhe përsona të tjere që kanë bashkëpunuar me të, dyshohet të jenë paguar nga një grup kriminal për të kryer vrasjen ,por deri në këtë fazë hetimesh nuk janë arritur të zbulohen porositësit.

Ish-drejtori OST për veriun Saimir Jaku u ekzektuar me 9-shtator të vitit 2016-të.Ai u sulmua me bresheri automatiku nga dy përsona, teksa po pinte kafe në një lokal në Rreshen bashkë me një mikun e tij i cili nga të shtënat mbeti i plagosur.Autoret e ngjarjes të cilët mendohet të kenë qenë 3 përsona mes të cileve dhe Dorian Keqi, arriten të largohen me një automjet tip “Benz” i cili pas ngjarjes u gjet i djegur në një fshat të Kurbinit.

Ekzekutimi i Saimir Jakut u pasua me një seri vrasjesh në qytetin e Rrëshenit dhe vende të BE, që mendohet të kenë ardhur se pasojë e përplasjeve të dy grupeve me influence në Qarkun e Lezhës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej