Arrestimet për atentatin ndaj prokurorit Ndoja/ Karamuço zbulon se kush e sinjalizoi SPAK-un

Eksperti i kriminalistrikës, Ervin Karamuço, ka folur në lidhje me arrestimet e fundit, që ka lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Në studion “Tirana Live” në “ABC News” Karamuço ka thënë se arrestimet kanë ndodhur pas dëshmive që ka dhënë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, por edhe falë sistemit Sky, që tanimë është edhe në duart e SPAK-ut.

“Shumë prej mediave kanë dalë në deduksionin se kjo lëvizje ishte për shkak të dëshmive të Nuredin Dumanit. Ajo që duket deri më sot është fakti që nga Franca po vijnë mijëra mesazhe të dekriptuara nga sistemi Sky.

Falë këtij sistemi janë zbardhur edhe shumë ngjarje të tjera, si edhe kjo ngjarje besoj.

SPAK-u ka nisur të lëvizë pikërisht pasi ka pasur në duar këtë sistem, që është në duart e shumë organeve ligjzbatuese europiane”, ka thënë Karamuço.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej