Arrestimin e ka “pas derës” Fatmir Mediu bëhet pjesë e cirkut të Ramës

Edi Rama e ka emrin e Presidentit të ri të Republikës, por i duhet të zhvillojë një proces si farsë e gjoja të gjithëpranuar. Pjesë e këtij cirku nuk janë vetëm deputetët e tij që hedhin zarfe në kuti, por edhe deputetë të opozitës.

Në kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim” Fatmir Mediu, i shoqëruar nga kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, të cilët erdhën me të njëjtin mjet duke iu përgjigjur thirrjes së mazhorancës për takime konsultative për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Pritet që kësaj konsulte farsë t’i përgjigjet sot edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Më herët gjatë ditës në Kryesinë e Kuvendit ishin gjithashtu edhe disa organizata të shoqërisë civile, të cilat kompletojnë cirkun e Edi Ramës me procesin që ai do të sajojë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Gjithë propozimet që do të vijnë prej shoqërisë civile dhe opozitës janë kot sepse presidenti i ri do të jetë vetëm dikush që i bindet verbërisht Edi Ramës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej