Një 46 vjeçar, i shpallur në kërkim në fushën e narkotikëve është arrestuar nga policia. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Decision”.
Si rezultat i këtij operacioni, Marko Bushi, banues në Tiranë, u kap në rrugën “Haxhi Dalliu”.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar 46-vjeçarin, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.